image Osmani pret nesër në takim Abazoviqin

Politikë

Osmani pret nesër në takim Abazoviqin

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Zyrës së Presidencës.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, thuhet në njoftim.

Dritan Abazoviq po qëndron në vizitë tre-ditore në Kosovë, sot, në ditën e dytë ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Abazoviq u takua edhe me  krerët opozitarë, Lumir Abdixhiku, LDK dhe Memli Krasniqi PDK.

/GazetaSinjali/