Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Zyrës së Presidencës.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, thuhet në njoftim.
Dritan Abazoviq po qëndron në vizitë tre-ditore në Kosovë, sot, në ditën e dytë ka takuar kryeministrin Albin Kurti.
Abazoviq u takua edhe me krerët opozitarë, Lumir Abdixhiku, LDK dhe Memli Krasniqi PDK.