image Osmani pret në takim zëvendëspresidentin e PE-së, diskutojnë për zhvillimet në vend

Politikë

Osmani pret në takim zëvendëspresidentin e PE-së, diskutojnë për zhvillimet në vend

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Zyra e Presidentes bën të ditur se në takim u bisedua për procesin integrues të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian, si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e Kosovës për, siç tha, “mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për integrimin e Kosovës në BE”, ndërsa ka ritheksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë.

Ndër të tjera, Osmani ka potencuar përkushtimin e palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës për integrim në Bashkimin Evropian, e reflektuar edhe në bashkërendimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së.

Osmani ka folur mbi angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

/GazetaSinjali/