Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën.
Sipas Osmanit, bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i Kosovës.
“Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Prandaj sot, në një takim përmbajtjesor me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, diskutuam rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, mbështetjes së ndërsjellë, si dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave aktuale të sigurisë”, ka shkruar Osmani.