Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Torres është edhe bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit.
Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”.