image Osmani pret në takim dy ish-presidentët, Mesiq dhe Topi

Politikë

Osmani pret në takim dy ish-presidentët, Mesiq dhe Topi

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sot ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq dhe atë shqiptar, Bamir Topi.

“Me dy miq të mëdhenj të Kosovës: ish-Presidentin kroat Stipe Mesić dhe ish-Presidentin shqiptar Bamir Topi”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë nga takimi në Presidencë.

Mesiq më herët ishte mysafir i kryeparlamentarit Glauk Konjufca në Kuvend, i cili i tha se ai duhet ta konsiderojë Kosovën si shtëpi të tij.

Mesiq, i cili pati dëshmuar kundër kriminelit Sllobodan Millosheviq në gjykatë, sot tha se “serbët vazhdojnë ta urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi gjithë ato luftëra të përgjakshme, por pse i humbi ato”.

/GazetaSinjali/