image Osmani pret në takim Avokatin e Popullit me rastin e fillimit të mandatit

Kosovë

Osmani pret në takim Avokatin e Popullit me rastin e fillimit të mandatit

news image

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, ku ajo uroi këtë të fundit për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë, transmeton Gazeta Sinjali.

Vjosa Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, duke siguruar se Kuvendi do të jetë çdoherë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes të dy institucioneve, në nivelet më të larta.

Ajo po ashtu i bëri thirrje Avokatit të Popullit që t’i kushtojë vëmendje të posaçme barazisë gjinore dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në tërësi.

Në anën tjetër, Qelaj falënderoi Kuvendin për besimin e dhënë në përzgjedhjen e tij, duke u shprehur se do të punojë në avancim të mëtutjeshëm në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Në fund të takimit, kryetarja Osmani i dhuroi Avokatit të Popullit një Kushtetutë, si thirrje për t’u angazhuar në mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave fundamentale që i garanton akti më i lartë juridik i vendit tonë./Gazeta Sinjali/