image Osmani: Presidenti Biden më tha, asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm

Politikë

Osmani: Presidenti Biden më tha, asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm

news image

Presidentja Vjosa Osmani, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe për raportet e veçanta të Kosovës me ShBA-në.

Osmani, theksoi se sekretari amerikan Antoni Blinken, jo vetëm në adresimin e tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u mbajt në tetor, por edhe në takimin e realizuar në Washington D.C., ka rikonfirmuar partneritetin e palëkundur me Kosovën.

“Në bisedat që kisha me presidentin Biden gjatë muajit shtator, ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë, e cila më së miri përshkruhet në fjalët e tij: Asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm”, tha Osmani.

Më tej Presidentja theksoi se kjo garanci amerikane, e përsëritur edhe këto ditë, dëshmon se Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prandaj këtë aleancë duhet ta trajtojmë si të shenjtë e ta ruajmë e ta kultivojmë përjetësisht”, tha Presidentja Osmani.

/GazetaSinjali/