image Erdogan dhe Borrell, Osmani merr urime edhe nga vende tjera të BE-së, premtohet mbështetje për Kosovën

Politikë

Erdogan dhe Borrell, Osmani merr urime edhe nga vende tjera të BE-së, premtohet mbështetje për Kosovën

news image

Presidenti i Italisë, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, si dhe presidentët e Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë uruar Vjosa Osmanin, pasi ajo u zgjodh Presidente e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Presidencës, në urimin e tij, Joseph Borrell, ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se institucioneve të reja të vendit u mbetet të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të  dialogut.

Osmani ka pranuar telegram urimi edhe nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili shprehu kënaqëshmërinë për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Turqisë, duke shprehur besim të plotë për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në urimin e tij, presidentit italian z.Mattarella, ka shfaqur shpresën se nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, Kosova do të jetë në gjendje të bëjë hapa konkret në reforma të brendshme, të cilat e afrojnë me BE-në. Presidenti italian, gjithashtu i ka uruar që bashkëpunimi në mes të Prishtinës dhe Romës të rritet dhe më tej në përputhje me angazhimin italian përkrah Kosovës, me ç`rast ka përmendur pjesëmarrjen domethënëse të Italisë në misionin e KFOR-it.

Homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Presidenti Pendarovski ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Kurse presidenti malazez, Gjukanoviq në telegramin e tij ka thënë se me Presidenten Osmani në krye, Kosova do ta konstituojë një epokë të re për shtetin dhe shoqërinë kosovare. Sipas tij, Mali i Zi do të jetë një fqinj i mirë i Kosovës dhe një partner i përgjegjshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.