image Osmani pjesë e marshit në Ditën e Autizmit: Fëmijët autik kanë nevojë për mbështetje institucionale

Sociale

Osmani pjesë e marshit në Ditën e Autizmit: Fëmijët autik kanë nevojë për mbështetje institucionale

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marshuar me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Osmani ka thënë se autizmi nuk zgjedh, por sipas saj ne mund të zgjedhim një pjesë të problemeve me të cilët përballen fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.

“Ata përveç për dashuri dhe mundësi të barabarta, kanë nevojë për mbështetje institucionale. Autizmi nuk zgjedh, por ne mund të zgjidhim së paku një pjesë të problemeve me të cilat përballen fëmijët me autuzëm dhe familjet e tyre”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/