image Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

Kosovë

Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që t`i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, të cilat ishin shpallur më herët,shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar këtë vendim ku ndër të tjera ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.

Ndryshe, dje Osmani ka marr vendim edhe për shfuqizimin e katër dekreteve për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.