Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerin, e cila thotë se sot e kujtojmë Haki Imerin, veprimtarin e orëve të para të lëvizjes gjithëpopullore për pavarësi, në fillim të viteve ’90, aktivistin e shquar të çështjes kombëtare dhe pedagogun e paepur, i cili u rrëmbye dhe u vra pabesisht në një ditë si kjo në vitin 1999.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vrasja e Hakiut dhe shumë vrasje të tjera të pazbuluara ende të aktivistëve politikë janë jo vetëm njollë në historinë e re të Kosovës, por edhe peng i vazhdueshëm, i cili kërkon që drejtësia të veprojë për zbulimin e tyre.
“Vrasja e Hakiut qe goditje e rëndë ndaj përpjekjeve të dhjetëra gjeneratave për të jetuar të lirë dhe për ta parë të jetësuar shtetin e së drejtës. Ai, sikur edhe shumë bashkëveprimtarë të tjerë të tij, u vra për shkak të bindjeve politike dhe të aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/