Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar antarët familjes Jashari, të cilët u vranë në mars të vitit 1998.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka përkujtuar familjarët, duke i cilësuar si lule që e sollën lirinë e vendit.
“Nga një lule sot për bacë Shabanin, Ademin, Hamzën, Adilen, Afeten, Afijen, Ajvazin, Aliun, Avdullahun , Bahtijen, Beqirin, Besimin, Blerimin, Blerinën, Bujarin, Elfijen..Secila lule e vendosur sot është për jetët e këputura para kohe, por që u shndërruan në lulet e lirisë sonë. Themelet e saj janë të lidhura me kujtimin për ta e për rezistencën e atyre viteve”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Për nder të 20-vjetorit të rënies së Adem Jasharit, familjes së tij dhe të tjerëve, sot në Prekaz, si çdo vit, janë bërë homazhe për të nderuar veprën, rezistencën dhe sakrificën e bërë./Gazeta Sinjali/