image Osmani për Vulinin: Nuk po arrin të shkëputet nga mendësia e Millosheviqit - Sinjali

Osmani për Vulinin: Nuk po arrin të shkëputet nga mendësia e Millosheviqit

news image

Dje pati shumë reagime në lidhje me një deklaratë të Aleksandar Vulin, i cili tha se Masakra e Reçakut është ‘gënjeshtër’, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa sot, ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një komunikate për media.

Ajo ka thënë se në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit dhe ky fakt është i dokumentuar botërisht.

“Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën. Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur.”

“Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin