image Osmani për tragjedinë në Gjilan: Thellësisht e prekur, të merren masa urgjente për t'u shmangur rastet e tilla

Kosovë

Reagim/ Osmani për tragjedinë në Gjilan: Thellësisht e prekur, të merren masa urgjente për t’u shmangur rastet e tilla

news image

Kryeparlamentarja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë në Gjilan, ku policja Valdete Bllaca vrau katër anëtarët e familjes së saj dhe veten.

Osmani ka thënë se është thellësisht e prekur nga ky rast dhe ka kërkuar që të merren masa urgjente për të shmangur të tilla ngjarje.

“Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë. Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky”, ka shkruar kryekuvendarja në Facebook. /Gazeta Sinjali/