image Osmani për sulmin në spitalin e Gazës: Civilët janë ata që vuajnë më shumë, jetët e pafajshme duhet të mbrohen

Politikë

Osmani për sulmin në spitalin e Gazës: Civilët janë ata që vuajnë më shumë, jetët e pafajshme duhet të mbrohen

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas bombardimit të spitalit në Gaza, ku mbetën të vrarë qindra persona mes tyre gra e fëmijë.

Osmani ka thënë se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.

Më tej, në reagimin e saj në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se fatkeqësisht civilët janë ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt.

“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/