image Osmani për modelet e Asociacionit: Më i miri është ai që ka aktualisht Kosova

Politikë

Osmani për modelet e Asociacionit: Më i miri është ai që ka aktualisht Kosova

news image

Data e takimit mes Kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po afrohet. Më 18 mars Kurti dhe Vuçiqi do të takohen në Ohër të Maqedonisë Veriore. Ndërkaq, për këtë takim si dhe për modelet e propozuar nga Lajçaku për Asociacionin ka folur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani, ka treguar se nuk pret shumë nga ana e Serbisë në takimin më 18 mars teska shpreson në komunitetin ndërkombëtarë, pasi sipas saj, Vuçiq nuk ka ndryshuar dhe “nuk e ka ndërmend të ndryshojë”.

“Pritjet tona janë që natyrisht ky do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet më shumë, ku do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre kontribuon për paqen në rajon.” – tha ajo, në një prononcim për medie, pas edicionit të dhjetë të Javës së Gruas.

“Këto pritje janë pritje që varen nga ne. Unë nuk mund të tregoj se si mund të sillet Serbia sepse deri sot ata nuk kanë dhënë ndonjë një kontribut, qoftë për arritje të marrëveshjes, qoftë për stabilitet e paqe në rajon. Presidenti Serb jep sinjale që ata nuk ka ndryshuar dhe nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë, kontributi i tyre i vetëm në proces ka qenë obstruksioni dhe kjo nuk është as gjë e re, kjo ka ngjarë në këto 12 vite të dialogut.” – ka thënë ajo në për media të martën pas fillimit të Javës së Gruas në Prishtinë.

Më tej, presidentja Osmani ka komentuar edhe marrëveshjet e kaluara që nuk janë zbatuar nga Serbia.

Osmani gjithashtu ka pranuar se nëse ka marrëveshje më 18 mars, atëherë sipas saj, mund të hapet rruga drejtë njohjës reciproke. Osmani tha se gjysma e marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë.

“Deri tani më shumë se gjysma e marrëveshje nuk janë duke u zbatuar nga ana e Serbisë. Nuk kemi pritje të mëdha nga ana e Serbisë, shpresa ime është që komuniteti ndërkombëtar do të fokusohet me një presion në raport me Serbinë në mënyrë që të bindet Serbia që data 18 mars në Ohër është një momentum i rëndësishëm në procesin e dialogut, që do të zgjidhen shumë çështje të cilat pastaj e hapin rrugën drejt njohjes reciproke.” – ka thënë Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani gjithashtu komentoi deklarimet e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi për 15 modelet që ka prenzauar për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani ka thënë se kanë analizuar të gjithë 15 propozimet dhe se këto modele s’kanë të bëjën me asociaicone.

Ajo ka thënë se modeli më i mirë është “atë që ka aktualisht Kosova”.

“Sa i përket modeleve evropiane që janë prezantuar, të 15-at s’kanë të bëjnë me asociacione. Janë modele të drejtash për pakicat. Në disa jepen më shumë të drejta, e në disa më pak sesa që tashmë u jep Kosova komuniteteve joshumicë. I kemi analizuar të gjitha dhe ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por do të thosha që modeli më i mirë, shumë më i mirë se të gjitha ato 15, është ai që ka aktualisht Kosova. Jemi për të diskutuar elemente të tilla, në mënyrë që në Kosovë të kemi gjithëpërfshirje, diversitet e multietniciteti të jetë vlera jonë kushtetuese”, ka thënë Osmani.

/GazetaSinjali/