image Osmani për medaljet e xhudisteve: E nisa ditën me homazhe, po e përmbylli me festë

Kosovë

Reagim/ Osmani për medaljet e xhudisteve: E nisa ditën me homazhe, po e përmbylli me festë

news image

Kryeparlamentarja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar fitoren e medajeve të xhuditeve Distria Krasniqi e Nora Gjakova, për të cilat tha se janë yje dhe inspirim për popullin e Kosovës.

“Sot e nisa ditën duke bërë homazhe për një yll që u shua, mbretëreshën e muzikës shqipe. Po e përmbylli këtë ditë duke festuar për dy yje që po shëndrisin, xhudistet Distria dhe Nora. Le të jetë kjo ditë yjesh një metaforë për vendin tonë: se për çdo rënie tonën, ne do ngritemi përsëri.Urime fitorja Distria & Nora. Shëndritja juaj qoftë inspirim shpirti për të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Distria Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë, kurse Nora Gjakova atë të bronztën në Grand Slam të Parisit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1588242434671348/?type=3&theater