image Osmani për krijimin e një partie: Nëse nuk lejohet një ulëse në tavolinë, atëherë ndërtoje karrigen tënde

Politikë

Osmani për krijimin e një partie: Nëse nuk lejohet një ulëse në tavolinë, atëherë ndërtoje karrigen tënde

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë ofenduese për të kur është pyetur pse e ka vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, një ditë pasi mori postin e ushtrueses së detyrës të kreut të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani u shpreh se atë ditë nuk ka bërë ceremoni dhe nuk ka shkuar atje me rastin e marrjes së detyrës së re.

“Po më duket e tepërt ta sqaroj, pyetja duhet të bëhej nëse unë nuk do të shkoja të bëj një gjë të tillë. Pyetja në vetvete përmban një ofendim. Sipas Kushtetutës detyrat që i kryen një president i kryen edhe një ushtrues detyre, prandaj quhet ushtrues detyre, pra duhet t’i kryej detyrat e presidentit e jo vetëm të rrijë në kolltukun e tij. Unë atë ditë nuk kam bërë ceremoni, atë ditë nuk kam shkuar atje me rastin e marrjes së detyrës. Nuk e kam ndërmend të marrë leje nga askush për ta nderuar sot e përgjithmonë”, tha Osmani.

Ajo ka folur edhe për krijimin e iniciativës së saj të re politike, pas largimit nga LDK-ja për shkak të qëndrimeve të kundërta.

“Nëse nuk lejohet një ulëse në tavolinë, atëherë ndërtoje karrigen tënde”, theksoi Osmani në RTV 21.

/Gazeta Sinjali/