Kryetarja e Kuvendit të Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Betejën e Kosharë, ku ranë 114 heronjë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t`u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit.
“Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës!”, shkroi Osmani.
Ky është postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t`u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit.
Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës!
Përulje dhe respekt për të gjitha ata që ranë për lirinë e vendit!/Gazeta Sinjali/