image Osmani: Pas vonesave të gjata e të padrejta, nga janari 2024 Kosova do jetë edhe më afër BE-së

Politikë

Osmani: Pas vonesave të gjata e të padrejta, nga janari 2024 Kosova do jetë edhe më afër BE-së

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit që pati me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Várhelyi në konferencë për media ka thënë se për Kosovën, Bashkimi Evropian është vendosmëri shumë dekadëshe e udhëhequr nga vlerat demokratike dhe liridashëse.

Para gazetarëve, e para e vendit tha se përkushtimi i Kosovës për t’u afruar në raport me Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur.

“Siç e dini për popullin e Kosovës, BE nuk është thjesht një aspirate afatgjatë por është një vendosmeri shumë dekadëshe e udhëhequr nga vlerat demokratike dhe liridashëse. Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, përkushtimi ynë për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta ofruar vendin tonë në raport me Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur”, tha Presidentja Osmani.

Osmani theksoi se Kosova do të vazhdoj të qëndrojë krah aleatëve në Evropë e më gjerë, dhe se siç tha ajo “në këtë frymë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është një rikonfirmim i këtij angazhimi dhe i punës tonë të çdoditshme, mbi të gjitha është rikonfirmim i orientimit euroatlantik”.

“Në këtë frymë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është një rikonfirmim i këtij angazhimi dhe i punës tonë të çdoditshme, mbi të gjitha është rikonfirmim i orientimit euroatlantik. Këtë angazhim Kosova po e vërteton vazhdimisht, jo vetëm me fjalë por me rezultate konkrete. Kosova do të vazhdoj të qëndroj përkrah aleatëve në Evropë e më gjerë, për të bërë çmos që të vazhdojmë përpjeket tona të përbashkëta për ta mbrojtur demokracinë lirinë dhe vlerat qe na bashkojnë. Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër për Kosovën, është prioritet për gjithë popullin e Kosovës. Sot do ta fillojmë zyrtarisht programin për çështje të brendshme BE-Kosova, ju shpreh mirënjohjen tonë BE-së, për mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona në sundim të ligjit”, shtoi Osmani.

Presidentja u shpreh se Bashkimi Evropian ka përkushtimin e plotë të Kosovës, e edhe pas vonesave të padrejta e të gjata, nga janari 2024, kur dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm, pa viza, Kosova do jetë edhe më e afërt më BE-në.

Ajo shtoi gjithashtu se vendi ynë do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës, për t’ua afruar edhe më shumë aty ku siç tha Presidentja e kemi vendin, në Bashkimin Evropian.

“BE ka përkushtimin tonë te plotë. Pas vonesave të gjata e të padrejta, nga janari i vitit të ardhshëm, Kosova do jetë edhe me afër BE-së. Në anën tjetër Republika e Kosovës ka ndërmarrë hapa vendimtar për ta sjell Kosovën afër BE. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe për projektet të cilat do ta afrojnë edhe më tej Republika e Kosovës drejt aty ku e kemi vendin, e për çka kemi kontribuar qe një kohë të gjatë, pra në Bashkimin Evropian”, përfundoi Presidentja Osmani.

/GazetaSinjali/