image Osmani pas vizitës në Deçan: Kosova nuk ka lumenj për të falur

Kosovë

Osmani pas vizitës në Deçan: Kosova nuk ka lumenj për të falur

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas një vizite që ka pasur në Deçan ka deklaruar se Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore dhe përfundimisht nuk ka lumenj për të falur, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se gjatë kësaj vizite ka kuptuar për së afërmi vuajtjen mjedisore të këtij vendi dhe pasojat pothuajse të parikuperueshme në natyrë që janë shkaktuar nga mosmenaxhimi i duhur i përgjegjësve.

“Në pikën e njohur si “Zalli i Rupës”, vendi ku ishte premtuar se do të ndërtohej rezervuari i liqenit akumulues, vendi që ishte i bekuar me freskinë e lumit e gjelbër të pashoq, tash dominon thatësira dhe për më tepër, nuk ka shenjë të angazhimit për të përmbushur premtimin e dhënë e për ta rivitalizuar këtë hapësirë. Dëshmi e mjaftueshme për kërkim të llogaridhënies nga akterët përgjegjës, si dhe dëshmi e mjaftueshme që institucionet tona të veprojnë konform përgjegjësisë institucionale, ligjore e kushtetuese!”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/361823541868634/