image Osmani pas takimit me Lindita Nikolla: Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave

Politikë

Osmani pas takimit me Lindita Nikolla: Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri, sot gjatë ditës është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ishte Osmani e cila publikoi pamje nga ky takim, teksa shtoi se është përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e demokracisë

“Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e shtyllave të demokracisë. Falënderoj për diskutimet përmbajtësore Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/pfbid02KZhRNosHLf5M9eBPsFqm9gE2DP62TjMWrBM1w8YQr2XpYJVvddqHvFTMTVNfZr1Gl?cft[0]=AZWIfq4jwFE_0j9rtdF9ACczWkuih4oWNWJuK8Ud9zQpnoys-LQDATYZ-kqriD_YevlpB9s5lCNiKl0YGxrYpZjOO2UPZpnrzG8e1L683j5kcY_pbbbyJAPKol4a2Js78l4MUuglU4yPWZ24qFW5s7NGFMnnDm-5JQ57heCxQ3SHXdqfLvJHkSF9SUNzClbstEo&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/