Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri, sot gjatë ditës është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Ishte Osmani e cila publikoi pamje nga ky takim, teksa shtoi se është përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e demokracisë
“Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e shtyllave të demokracisë. Falënderoj për diskutimet përmbajtësore Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.