image Osmani pas takimit me Escobar e Lajçak: Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm

Politikë

Osmani pas takimit me Escobar e Lajçak: Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, pas takimit që ajo pati me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajčák dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Osmani potencoi se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione, dhe se është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet, si dhe për zgjidhje evropiane.

“Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, përfundoi e para e vendit.

/GazetaSinjali/