image Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Zgjedhjet në veri janë të mundshme në përputhje me ligjin

Politikë

Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Zgjedhjet në veri janë të mundshme në përputhje me ligjin

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë takimi me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se zgjedhjet e reja në veri janë të mundshme.

Gjatë këtij takimit, Osmani bashkë me Escobarin e Lajçakun folën edhe për hapat e mëtejshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

”Në takimin e sotëm me Escobar dhe Miroslav Lajcakun, shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tone”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani ka folur edhe për grupet kriminale në Veri, duke dënuar sërish dhunën që kanë ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, policisë e gazetarëve.

”Theksoi se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar. Nënvizoj se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë pjesëmarrjen e të gjithëve”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/