image Osmani pas takimit me emisarin Peach: Mbretëria e Bashkuar ndër aleatët tanë kryesor

Politikë

Osmani pas takimit me emisarin Peach: Mbretëria e Bashkuar ndër aleatët tanë kryesor

news image

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me emisarin britanik ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është një ndër aleatët kryesor të Kosovës.

Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar ka pasur rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Kënaqësi të pres në takim Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj sa më i madh roli i ketij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/