image Osmani pas takimit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë: Marrëdhëniet me ShBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike

Politikë

Osmani pas takimit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë: Marrëdhëniet me ShBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas takimit me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se janë të vendosur që t’i forcojnë edhe më tej marrëdhëniet politike, ushtarake dhe ekonomike.

Osmani, gjithashtu, tha se marrëdhëniet me ShBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike.

“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t’i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike! ???????? ????????”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

/GazetaSinjali/