image Osmani pas lajmit për liberalizimin e vizave: Duke i përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces është i vonuar 

Politikë

Osmani pas lajmit për liberalizimin e vizave: Duke i përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces është i vonuar 

news image

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe pritet që më 1 janar 2024 vendit tonë t’i hiqet regjimi i vizave.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e ka përshëndetur vendimin e sotëm të BE-së.

“Duke i përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitim për qytetarët dhe vendin më të rinj të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, u shpreh ajo në llogarinë e saj në Twitter.

/GazetaSinjali/