image Osmani pas homazheve te varri i Rugovës: Për çështje të interesit nacional duhet të bashkohemi të gjithë

Politikë

Osmani pas homazheve te varri i Rugovës: Për çështje të interesit nacional duhet të bashkohemi të gjithë

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot ka shkuar për homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas homazheve, Osmani ka thënë se këto ditë është e rëndësishme që të përkulemi parra varrit të presidentit historik.

“Për mua dhe të gjithë besoj që në këto kohë të vështira për vendin është me rëndësi që të vijmë të përkulemi dhe të shprehim nderimet tona për njerëzit që ishin jo vetëm arkitekt të shtetit të pavarur, po edhe simbol i urtisë dhe maturisë dhe bashkimit rreth një kauze të vetme”, ka thënë u.d e presidentes.

“Bashkë me bashkëpunëtorët e mi erdhëm të nderojmë presidentin Rugova, njeriu që përmes një politike të pashembullt arriti që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët. Ne koha kur të gjithë duhet të flisnim një zëri, arriti ta bashkojë atë zë, e ai zë të jehojë që bota të dijë jo vetëm ku është Kosova po ta marrë vesh për secilin krim që Serbia kreu, jemi këtu për ta nderuar atë punë, shembullin e bashkimit dhe unitetin”, tha ajo.

Ajo tutje është zotuar se do të punojë për unifikimin e skenës politike, sidomos për çështje të interesit nacional.

“Kjo është përgjegjësi kushtetuese, po në të njëjtin kohë është edhe në vullnetin e partive që ta tregojmë të njëjtin përkushtim, qytetarët nuk do ta falin askënd që ne të bëhemi peng i politikave ditore, për çështje të interes nacional duhet të bashkohemi. Do ta jap kontributin maksimal, varet nga vullneti i përfaqësuesve politik”, ka thënë ajo/ Gazeta Sinjali/