image Osmani: Njohjet i kemi nga miqtë tanë, jo falë ndonjë individi

Politikë

Osmani: Njohjet i kemi nga miqtë tanë, jo falë ndonjë individi

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se asnjë njohje nuk i ka ardhur shtetit tonë për shkak të ndonjë individi, por të gjitha njohjet janë bërë për shkak që Kosova i ka pasur në krah shtetet mike, si SHBA’të, Gjermaninë, Turqinë e disa të tjera.

Osmani thotë se të gjitha njohjen kanë ardhë nga bashkëpunimi i institucioneve të vendit me miqtë tanë.

“Një gjë të jetë e qartë, për të gjatë gjithë procesit nga viti 2008 e tutje, Kosova është angazhuar, por të gjitha njohjet kanë ardhur për shkak se kemi pasur në krahë shtetet si ShBA-të, Gjermania, Turqia, Mbretëria e Bashkuar. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim i Kosovës nuk ka qenë meritë e ndonjë individi në Kosovë, ka qenë bashkëpunim i të gjitha institucioneve me miqtë tanë. Po të mos ishin miqtë tanë nuk do të kishim asnjë njohje, të jeni të sigurt. Jemi të bekuar që i kemi”, tha Osmani.

Ajo tutje shtoi, se janë shumë shtete afër njohjes së Kosovës, e që janë në vendimin final.

“Ne po angazhohemi ditë e natë, që edhe t’i bindim shtet që janë afër njohjes, që janë shumë të tilla që janë afër vendimit final, kemi shumë nevojë për ndihmën e shteteve mikeve. Shpresoj që sa më parë të jetë e mundur të gjitha të binden që sa më shumë të bllokohet procesi i njohjeve dhe anëtarësimeve për Kosovën, aq më shumë do të inkurajohet Vuciqi që ta bllokojë procesin e dialogut, sepse do të merr at që don, pra ta trajtojë Kosovën si shtet të papërfunduar.

“Kosova po punon intensivisht për njohje, deri tani edhe unë edhe ministrja e jashtme kemi pasur takime të shumta me shtet jonjohëse siç e thash dje për arsye startegjike dhe në koordinim me miqtë tanë kemi vendosur të mos i bëjmë publike derisa të kemi një rezultat konkret sepse kjo vetëm sa e rrit angazhimin e Serbisë destruktive për çnjohjen”, tha Osmani në ATV.

/GazetaSinjali/