Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Osmani ka thënë se kjo qeveri nuk mund të përfaqësojë vullnetin qyetetar, pasi që ajo thotë se Qeveria Hoti varet tërësisht nga Lista Serbe, rrjedhimisht nga Beogradi.
“Në radhë të parë, një Qeveri e cila varet nga votat e Listës Serbe, pra nga Beogradi, së cilës votën e 61 ja siguroi presidenti Thaçi, në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, tha Osmani./Gazeta Sinjali/