image Osmani niset për në samitin Bërdo-Brioni, do t’i paraqes qëndrimet e Kosovës për shumë çështje

Politikë

Osmani niset për në samitin Bërdo-Brioni, do t’i paraqes qëndrimet e Kosovës për shumë çështje

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot në Instagram një pamje derisa ka bërë të ditur se është rrugës për në takimin e liderëve me rastin e 18-vjetorit të Bërdo-Brionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Rrugës për në takimin e liderëve me rastin e 10-vjetorit të procesit të Bërdo-Brionit”, ka shkruar Osmani në videon që ka publikuar në Instagram.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë sot në takimin e 10-të të procesit Bërdo-Brionit me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit.

Sipas një komunikate të Presidencës, temat që do të diskutohen në këtë samit në Bërdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Bërdo-Brioni në 10-vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.

Në këtë Samit, presidentja Osmani do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces. Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/