image Osmani nga Turqia: NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës

Politikë

Osmani nga Turqia: NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Pas ftesës që mori dje nga presidenti turk, Erdogan dhe pas vizitave atje, presidentja Osmani e ka dhënë edhe një intervistë për televizionin TRT, ku ka folur për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës në NATO.

“NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë”, ka thënë Osmani.

Citati është publikuar nga gazetarja Nafisa Latic, e cila e ka intervistuar presidenten.

/GazetaSinjali/