Rruga për gratë që të jenë pjesë e politikës është e vështirë, kështu tha në Forumin e Prespës presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani thotë se Kosova po emancipon pasi në zgjedhjet e fundit nacionale shumë gra ishin ndër më të votuarat.
“Kosova po emancipon duke votuar gra, kemi pasur shumë gra që kanë qenë më të votuarat si deputete në Parlament. Qytetarët thanë se nëse dëshironi të votoni, duhet të përfshini femrat atje”.
“Ka shumë gjëra që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor që duhet të bëhet për të ngritur zërin e grave. Por është e rëndësishme t’u thuash vajzave dhe grave se mund të ngrenë zërin dhe të lënë gjurmë gishtash në historinë e demokracisë”.
Tutje ajo deklaroi se: “sa më shumë të kemi gra në politikë, shoqëria do të kuptojë se duhet t’u japë hapësirë grave edhe në fusha të tjera. Pozicionin që kemi duhet ta dimë se duhet t’u japim grave një jetë më të mirë. Nga amviset tek gratë që merren agrokulturë. Roli që kemi në politikë do të thotë që ne duhet t’i shtyjmë gratë në çdo fushë tjetër. Nuk mjafton të thuhet vetëm kjo sepse është mënyra jashtëzakonisht e vështirë për ta bërë”.
Madje Osmani ka një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë që ngurrojnë të futen në politikë.
“Ka kaq shumë raste që njerëzit do t’ju bindin të hiqni dorë, por sa herë që jeni pothuajse aty, mendoni të hiqni dorë, mendoni për vajzat e vogla që ju mund të jeni modeli i tyre”.