image Osmani: Nuk ka periudhë të jetës sonë që nuk lidhet me Nexhmije Pagarushën

Kosovë

Homazhe/ Osmani: Nuk ka periudhë të jetës sonë që nuk lidhet me Nexhmije Pagarushën

news image

Në Teatrin Kombëtar po bëhen homazhe për nder të Nexhmije Pagarushës. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani së bashku me një delegacionin të LDK-së.

Osmani ka thënë se Nexhmije Pagarusha ka bërë shumë për artin dhe kulturën.

“Natyrisht e gjithë Kosova dhe gjithë populli shqiptar janë në dhimbje të madhe. Një njeri që ka bërë shumë jo vetëm për artin dhe kulturën por për gjithë popullin. Në emër të Kuvendit të Kosovës, dhe në emër të të gjithëve e deshën zërin e saj, i shpreh ngushëllime familjes. Ajo do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë ne (gratë). Ajo me kujtohet në çdo periudhë të jetës sime. Nuk ka periudhë të jetës sonë që nuk lidhet me këngët e saj. Nuk ishte vetëm një këngëtare, por një personalitet që rrezatonte dashuri dhe mirësi”, tha Vjosa Osmani.

Në shenjë respekti shtetëror për artisten Nexhmije Pagarusha, sot është shpallur ditë zie. /Gazeta Sinjali/