image Osmani nesër takohet me përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, të Grupit 6+ dhe të Listës Serbe

Politikë

Osmani nesër takohet me përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, të Grupit 6+ dhe të Listës Serbe

news image

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot konsultime me katër subjekte politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do të zhvillojë nesër takime me koalicionin Nisma-AKR në orën 11:00, me koalicionin e Grupit 6+ në orën 12:00 dhe në ora 13:00 do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Njoftimi i plotë:

U.d. Presidentja Osmani zhvilloi konsultime me katër subjekte politike, me partitë e tjera takimet vijojnë të mërkurën

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, u.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka mbajtur takime me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër u.d. Presidentja Osmani do t`i vijojë të mërkurën takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.

Në orën 11:00, u.d. Presidentja do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 ata të Grupit 6+, ndërkaq në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

/GazetaSinjali/