image Osmani në takim me ambasadoren holandeze: Nuk mund të prioritizohet dialogu para vaksinave

Shëndetësi

Osmani në takim me ambasadoren holandeze: Nuk mund të prioritizohet dialogu para vaksinave

news image

Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes, njoftohet se në këtë takim janë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe është shprehur gatishmëria nga të dyja palët për thellimin e tyre.

Osmani citohet ta ketë përmendur nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përpjekjet që Kosova të sigurojë sasinë e nevojshme të vaksinave antiCOVID.

Po ashtu, në këtë takim, Osmani i ka thënë Lobbezoos se në këtë situatë të krijuar pandemia, Kosova nuk mund ta vendos dialogun si prioritet para sigurimit të vaksinave.

“Zonja Osmani ka theksuar se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova nga gjendja me pandeminë, nuk mund të prioritizohet dialogu përpara sigurimit të vaksinave. Ajo ka shfaqur shpresën që në një situatë të tillë, Kosova të mos lihet vetë dhe se nevoja urgjente për sigurimin e vaksinave do të mbështetet edhe nga shtetet mike”, thuhet në kumtesë./Gazeta Sinjali/