image Osmani në SEECP: BE ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për kosovarët

Politikë

Osmani në SEECP: BE ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për kosovarët

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), shkruan Gazeta Sinjali.

Në fjalimin e saj para përfaqësuesve të vendeve anëtare të këtij forumi, Osmani foli mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

Në mënyrë të veçantë ajo foli për rolin që Republika e Kosovës po luan në krijimin dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Në këtë samit, e para e vendit tha se Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për kosovarët.

Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Evropian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit tonë, por edhe për integrim më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Gazeta Sinjali/