image Osmani në Pragë takon sot kancelarin Scholz dhe presidentin Macron

Politikë

Osmani në Pragë takon sot kancelarin Scholz dhe presidentin Macron

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takojë sot Kanceralin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron pasi që Osmani ndodhet në Pragë pë takimin e Bashkësisë Politike Evropiane, raporton Sinjali.

Bashkimi Evropian ka ftuar sot liderët e 27 vendeve anëtare të BE dhe 17 vende të tjera Evropiane për takim e parë të Bashkësisë Politike Evropiane.

Ky takim ka për qellim që 44 vendet e kontinentit evropian të kenë nxitje për dialog politik dhe të forcojnë bashkëpunimin për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë evropianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe gjithashtu do të përçoje mesazhin para liderëve evropian për përkushtimin e palëkundur të Institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim euroatlantik të Kosovës si garanci për qëndrueshmëri në rajon dhe më gjerë.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën do të bashkohen liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane.

Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

/GazetaSinjali/