image Osmani: Në listën e deputetëve s’do të ketë asnjë njeri me aktakuzë

Kosovë

Zgjedhjet/ Osmani: Në listën e deputetëve s’do të ketë asnjë njeri me aktakuzë

news image

Mandatarja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, në një tubim sot ka thënë se në listën e deputetëve, LDK nuk do të ketë asnjë person me aktakuzë.

Më tej ajo thekson se LDK ende është në përpilim të listës, duke shtuar që i kanë marrë propozimet për kandidatët për deputetë nga secila degë.

“Qeveria Mustafa ka qenë e para që ka vendosur si parim që të mos ketë asnjë njeri me aktakuzë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, atë parim e ka ndërtu LDK-ja dhe atë parim do ta mbajmë edhe tash e tutje”, ka thënë Osmani. 

Ende nuk dihet nëse në listën e deputetëve të LDK-së do të jenë të gjithë ish-deputetët e legjislaturës së kaluar./Sinjali/