Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovë për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se, ajo që e bënë të dallimin mes asaj dhe kundërkandidatëve është ekipi me të cilin punon.
Osmani ka thënë se kundërkandidatët e saj vendimet i marrin si individ sepse nuk kanë ekip.
“Kandidimi i Vjosa Osmanit i ka bashkuar të gjithë në LDK të gjitha gjeneratat në nivel lokal e qëndror. Për mua është jo racionale të thuash se një individ brenda një partie që të gjitha vendimet i merr vet është më i fuqshëm sesa kandidtja e cila ka një ekipë dhe ekipa të bënë më të fuqishëm”, ka thënë Osmani.
Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se ajo që ka ndodhë në kohën e fundit në LDK është kërkesa e elektoratit të kësaj partie.
“Brenda këtyre muajve LDK ka ndryshuar rrënjësisht dhe tani është koha që këtë ndryshim ta shohim edhe në Republikën e Kosovës, ne për dallim nga partitë e tjera nuk kemi shkëputje me elektoratin të gjitha qëndrimet e elektoratit janë marrë parayssh në vendimet që ne morëm këta muajt e fundit”, ka thënë Osmani.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani thotë se ajo e ka përkrahjen e të gjithëve në kandidaturën e saj për kryeministre.
“Për momentin nuk kemi dallime politike në LDK, nuk ka asnjë zyrtar në Lidhjen Demokratike të kosovës që nga niveli i nëndegës e deri tek kryetari që nuk e përkrahë Vjosa Osmanin për kryeministre dhe kjo më bënë kandidaten më serioze për kryeminsitre”, ka thënë Osmani.
Këto komente kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, i bëri në një debat përballë analistëve në TV Dukagjini.