image Osmani në Forumin e Sigurisë: Rusia dhe Kina abuzuan me “diplomacinë e vaksinave”

Politikë

Osmani në Forumin e Sigurisë: Rusia dhe Kina abuzuan me “diplomacinë e vaksinave”

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, që po mbahet në Kanada, ka thënë se pandemia COVID-19 ka goditur njëlloj të gjitha vendet, pavarësisht nëse janë shtete më të mëdha ose me të vogla.

“Pandemia ka qenë e ashpër në secilin dhe çdo njërin prej nesh, pavarësisht se a janë shtete të vogla apo të mëdha që nënkupton që për t’u rimëkëmbur duhet të bëjmë shumë gjëra. Do të thoja që duhet të sigurohemi se mësimet e nxjerra të mos jenë mësime të harruara. Kjo ka ndodhur shumë herë në historinë tonë”.

Osmani, që është pjesë e panelit ku po diskutohet për situatën globale të krijuar pas pandemisë, ka thënë se një mësim i nxjerrë nga pandemia është që vendet demokratike duhet të kenë bashkëpunim.

Ajo ka thënë po ashtu se nëse nuk do të jetë ky bashkëpunim vendet autokrate do të kenë më shumë fuqi.

“Nëse nuk e bëjmë këtë padyshim se do të përballemi me shumë pandemi të tjera, kriza ndërkombëtare dhe kriza humanitare në të ardhmen dhe do të kemi padyshim shumë pak sukses dhe së dyti nëse nuk e kuptojmë që ka fuqi në bashkëpunim po lejojmë autokratët që të jenë shumë më të suksesshëm sesa që ishin deri tash”.

Osmani ka shtuar se Rusia dhe Kina kanë abuzuar me situatën e pandemisë për të shtrirë ndikimin e tyre./GazetaSinjali/