image Osmani në Ditën e Personave me Sindromin Down: Këto ditë ne jemi izoluar si ata çdo ditë

Kosovë

Aktualitet/ Osmani në Ditën e Personave me Sindromin Down: Këto ditë ne jemi izoluar si ata çdo ditë

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Personave me Sindromin Down, ka kujtuar kushtet me të cilat përballen këta persona në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka thënë se jeta e tyre është një izolim e distancim shoqëror të cilin ne mund ta kuptojmë vetëm tani kur jemi izoluar nga frika e koroanvirusit.

“Përherë në këtë ditë në rrugët e sheshet tona kanë dominuar lëvizjet e shumta dhe hareja e njerëzve. Por, dita e sivjeme e pranverës na gjen ndryshe. Për shkak të pandemisë globale, sot jemi të izoluar e në distancë. Mirëpo, nëse për shumicën e njerëzve kjo ditë mund të jetë ditë e veçantë, për personat me sindromën Down është vetëm edhe një ditë tjetër, në të cilën mospërfshirja, izolimi dhe distancimi shoqëror mbizotërojnë ende”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kryeparlamentarja ka kërkuar përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të persona me sindromin Down, si përfshirja dhe mirëqenia e tyre, duke theksuar se fillimisht është thelbësor identifikimi i tyre në moshë të hershme, në mënyrë që, thotë ajo, t’u ofrohet terapia e duhur.          

“Në të gjithë lindim të ndryshëm. Është pikërisht kjo që këtë botë e bën më të veçantë, më të bukur. Të jesh ndryshe është normale dhe 21 marsi, Dita e Personave me Sindromën Down, duhet të na shërbejë si rikujtim për këtë gjë. Në Kosovë mendohet se janë afërsisht 900 njerëz me sindromën Down. Megjithatë, ky numër paraqet vetëm vlerësim, derisa nevoja për statistika të sakta është thelbësore, ngaqë do të ndihmonte në identifikimin e kësaj gjendjeje gjenetike të fëmijëve në moshë të hershme dhe do të hapte mundësi për ofrim të terapisë së përshtatshme. ​Prandaj, të përkushtohemi për mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromën Down, si dhe për përfshirjen dhe mirëqenien e tyre”, ka shkruar kryetarja e kuvendit.

Dita Botërore e Personave me Sindromin Down shënohet çdo 21.03, pasi karakteristikë e këtij sindromi është kromozomi i tretë në qiftin e 21 të kromozomeve të ADN-së së tyre./Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/212086376679005/?__xts__[0]=68.ARC-KUnS213vTwkaTy4Tav3s8iXFh5iRFAb9ThZ68ydsphKS0IsgsjGdVv7D_UiRCZk1Qtz1pAoJGbtbIRNX1mFHwb0DtgpUF5OeT6pIMZMXvnHKJGNR7tL9EUHaGBfmljuHnQYhdqAewpH08qqtRow-XfJeJG85D-O6lku98I3aVQqUJHkzk7807hAx6efgs6hYBfaRpzcArMCyV2nop2E7_CB4OPP5PmKq_UBov5eC0d0yKuP4wQECzm88vJMdzRr77Jz8pB3kHxUxTtLjTkbijaT9jAqIRqXbWGyc-7mTtBTePCpxt2vrb4m7BFIt2GJAj9zPvwiY0v7bevbe7k6HTqXW36xfiV4&__tn__=-R