image Osmani: Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës

Kosovë

Osmani: Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderohen gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë.

Përmes një publikimi në Twitter, Osmani, tha se Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i përkushtimit ndaj demokracisë.

“Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, tha Osmani.

Data 3 Maj, njihet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është shënuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

/GazetaSinjali/