image Osmani në CNN: Jemi në komunikim me aleatët - nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta vazhdojë agresionin

Politikë

Osmani në CNN: Jemi në komunikim me aleatët – nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta vazhdojë agresionin

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka konfirmim se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

Në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, Osmani ka potencuar se janë në komunikim me aleatët e shtetit, teksa shtoi se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit i urdhëruar nga Serbia ishte i planifikuar njëjtë si në Krimenë.

“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë”, deklaroi ajo.

Si mundësi për ndaljen e agresionit të Serbisë, Osmani tha se e sheh ndëshkimin e këtij shteti duke vendosur sanksione, ndërsa po qe se e njëjta nuk ndëshkohet, ajo paralajmëron inkurajim të këtij shteti në përdorimin e dhunës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

“Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon”, potencoi presidentja, Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/