image Osmani në 21 vjetorin e masakrës në Studime: Për krimet ndaj shqiptarëve nuk duhet të ketë aministi

Kosovë

Përkujtim/ Osmani në 21 vjetorin e masakrës në Studime: Për krimet ndaj shqiptarëve nuk duhet të ketë aministi

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në 21 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë, ku u vranë 116 shqiptarë, ka thënë se përveç se do t`i rikujtohen për çdo 2 maj, do ta përsërisim se nuk ka paqe të qëndrueshme pa zbardhjen e të gjitha krimeve të luftës të bëra nga Serbia.

“Në këtë ditë, bashkëndjejë me familjet e tyre në këtë përvjetor dhe ua rikujtoj se misioni ynë i vazhdueshëm do të jetë që kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar. Për krimet ndaj shqiptarëve nuk duhet të ketë aministi. Duhet të ketë vetëm një epilog. E ky epilog është dënimi i atyre që i kryen këto krime”, thuhet në deklaratën e Osmanit./Gazeta Sinjali/