image Osmani nderon me medalje presidenciale forcat e Kanadasë për intervenimin në Kosovë më 1999

Kosovë

Osmani nderon me medalje presidenciale forcat e Kanadasë për intervenimin në Kosovë më 1999

news image

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kanada. Gjatë qëndrimit atje, ajo është pritur nga ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë, Anita Anand dhe me këtë rast ka ndarë një medalje presidenciale.

“Kënaqësi të takojmë ministren e Mbrojtjes së Kanadasë, znj. Anita Anand, bashkërisht me lidershipin e ushtrisë kanadeze, ku diskutuam për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në këtë sektor ndërmjet dy vendeve tona, për rreziqet me të cilat ballafaqohet rajoni ynë dhe për punën tonë të përbashkët me aleatët për t’i kontribuar paqes e sigurisë në rajon e më gjerë”, është shprehur Osmani.

“Po ashtu kam dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me medaljen presidenciale ushtarake, për shërbimin e tyre në Kosovë që nga intervenimi i NATO-s në vitin 1999 e deri më sot”.

Osmani bashkë me ministren, Donika Gërvalla dhe ministrin, Armend Mehaj kanë thënë se shohin bashkëpunim edhe të mëtejmë me Kanadanë si një ndër shtetet me ndikimin më të madh global./GazetaSinjali/