Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar dy ngjarjet historike, atë të Lidhjes së Prizrenit dhe kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javijer Solana, urdhëroi ndaljen e bombardimive mbi caqet e ushtrisë jugosllave e policisë serbe pas kapitullimit të Millosheviqit.
Osmani ka thënë se shqiptarët nuk janë imigrantë, por janë banorët e hershëm të ktij vendi, teksa ka theksuar se Kosovës i duhet një Lidhje e re, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo ka deklaruar se kur rreziku i copëtimit të territorit është evident dhe se vetëm qëndrimi unik nuk e bën Kosovën të pacenueshme.
“Në një kohë kur rreziku i copëtimit të territorit është evident, vetëm qëndrimi unik e bën Kosovën të pacenueshme. Ndaj, na duhet një Lidhje e re për shtetin e Kosovës, në mënyrë që nesër ky vend të jetë strehë e sigurt ku jetojnë dinjitetshëm të gjithë qytetarët pa dallim”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Sinjali/.