image Osmani: Miliona herë faleminderit, ky nuk është mandat për hakmarrje

Osmani: Miliona herë faleminderit, ky nuk është mandat për hakmarrje

news image

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, ka dalë në konferencë për media bashkë me liderin e kësaj partie, Albin Kurti, pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të sotme, të cilat e nxjerrin VV-në fituese me mbi 47% të votave, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani falënderoi të gjithë ata që e kanë votuar LVV-në dhe tha se ky mandat nuk është mandat për hakmarrje e as mandat për kthim prapa.

“Sot dita e bardhë që e paralajmëruar në mëngjes u shndërruar edhe në natë të bardhë. Sot, vota juaj zëri juaj kumboi si kurrë më parë. Secilës vajzë e secilit djalë, secilit person që ka votuar për herë të parë, secilit prind e bashkatdhetar që ka ardhur nga diaspora, nga thellësia e zemrës, miliona herë faleminderit. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë. Përgjegjësia që na e keni veshur është po aq nder i madh. Ky asesi nuk është një mandat për hakmarrje, e po ashtu nuk është mandat i kthimit prapa. Kjo qeveri do të jetë qeveria juaj, të nderuar qytetarë. Qytetarët e ndëshkojnë keqqeverisjen. Kjo është fitorja juaj”, tha ndër të tjera Osmani para gazetarëve./Gazeta Sinjali/